Braimllari zbret në terren: Korçë-Pogradec ende pa borëpastruese, qeveria të marrë masa

Shqipëria

Braimllari zbret në terren: Korçë-Pogradec ende pa borëpastruese, qeveria të marrë masa

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:48
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari raporton nga terreni mungesën e një borëpastrueseje në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Edhe pse reshjet e dëborës vijojnë ende, Braimllari denoncon mungesën e vëmendjes nga autoritetet.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI i bën apel qeverisë të marrë masa për të mos rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Rruga Nacionale Korçë-Pogradec nuk ka ende një borëpastruese. Qeveria te marrë masa sepse jeta e qytetarëve është në rrezik”, shprehet Braimllari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat