Vasili: Menyja kryesore e darkës së Dubait ishte Shqipëria

Shqipëria

Vasili: Menyja kryesore e darkës së Dubait ishte Shqipëria

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:37
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se menyja kryesore e darkës së Dubait ishte Shqipëria vetë.

Sipas tij, qeveria dhe parlamenti u bënë bashkëhajdutë për të kaluar një marrëveshje të paligjshme.

“Një procedurë dhe një grabitje e tillë e këtyre përmasave nuk është parë ndonjëherë,” tha Vasili.

“Ka disa mundësi juridike për ankimimin e marrëveshjes në Gjykatë Kushtetuese sepse këtu çështja është shumë e madhe. Këtu bëhet fjalë për një rrëmbim të pronave të shqiptarëve. Për një tjetërsim duke shkelur haptas ligjet shtetërore.

Shqipëria nga një orientim shumë të qartë drejt Europës, e gjitha kjo situatë komprometohet. Ky është një qëndrim qartësisht anti-europian, pasi zhduken të gjitha ato parime evropiane si gara dhe konkurrenca. Në këtë mënyrë Shqipëria i mbyll dyert e Europës dhe futet në një rrugë të paligjshmërisë,’ tha Vasili.

Sipas tij, Porti i Durrësit po trajtohet si plaçkë.

“Porti i Durrësit është porta e Korridorit 8, një korridor strategjik i pranuar si i tillë ndërkombëtarisht. Shqipëria humbet një pasuri të jashtëzakonshme dhe kështu dalim nga loja dhe varfërohemi. Kush futet në një lojëra të tillë, këtu luhet me kokë. E kam fjalën politikisht,” tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat