Tentativa për grabitje nuk shkon sipas planit, autorët përleshen me grushte me policin në Fier

Shqipëria

Tentativa për grabitje nuk shkon sipas planit, autorët përleshen me grushte me policin në Fier

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Fierit, në një dyqan celularësh. Tre persona tentuan të futeshin në dyqanin që ndodhet në rrugën "Kongresi i Përmetit", ndërsa grabitësit atë moment u pikasën nga një punonjës i Policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin në atë çast.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10 të mëngjesit. Policia deklaroi se efektivi ka ndërhyrë, duke u paplasur fizikisht me autorët, ndërkohë që gjatë kohës së largimit, autorët kanë goditur me automjetin e tyre, mjetin privat të punonjësit të Policisë.

"Sot (dje) rreth orës 06:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve te shtetasit R. C. Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i Policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore. Punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të Policisë. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e tyre. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njoftoi Policia menjëherë pas ngjarjes.

Pritet që provat materiale të lëna nga autorët në vendin e ngjarjes të shërbejnë në zbardhjen dhe identifikimin e autorëve.

Sipas Policisë, biznesi i dëmtuar është në pronësi të shtetasit me iniciale R. C. dhe ky i fundit ka deklaruar se nuk ka arritur t’i njohë autorët nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Pas përleshjes me policin, dy personat që tentuan grabitjen janë larguar me një automjet, targat e të cilit janë fiksuar nga dëshmitarë okularë të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes në atë çast. Ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe povijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. M. R.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat