Shehi: Opozita më mirë të dilte me 1 listë. Jemi vonë sepse jemi marrë me burokracinë partiake

Shqipëria

Shehi: Opozita më mirë të dilte me 1 listë. Jemi vonë sepse jemi marrë me burokracinë partiake

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:23
Dashamir Shehi

Në një intervistë për Ora News, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se partia e tij i ka mbaruar diskutimet me PD-në dhe do të jetë në listën e Tiranës si kandidat.

Shehi tha se do të ishte mirë që opozita të dilte në një listë të përbashkët, por në aspektin pragmatist, sipas tij, dalja me lista të ndara me LSI-në, krijojnë mundësi për të marrë më shumë vota.

Shehi: I kemi mbaruar diskutimet dhe do të jem në listën e Tiranës dhe tani mbetet vetëm ana formale për firmosjes e marrëveshjes. Ka edhe disa parti që nuk e kanë mbyllur këtë marrëveshje, por me shpresë mbyllet brenda kësaj jave. Ndoshta jemi pak vonë sepse jemi marrë me burokracinë partiake, kur duhet të ishim marrë me aspektin elektoral. Kjo është një çështje që duhet të ishte mbyllur me kohë.

Nëse me LSI-në do t’ua kishim bërë të qartë shqiptarëve që në njërën anë janë shqiptarët dhe në anën tjetër Edi Rama, do të ishte mirë që të kishim dalë me një listë, sepse çdo gjë që është më thjeshtë është më e pranueshme për qytetarët. Në sensin pragmatist dalja me dy lista shton numrin e kandidatëve, ndoshta shton mundësitë për të pasur më shumë vota. Kjo mund të qëndrojë nëse do të bëjmë një marrëveshje të madhe politike parazgjedhore, përtej mënyrës se si rreshtohemi në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat