Presidenti u përgjigjet deklaratave të Ramës: Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që…

Shqipëria

Presidenti u përgjigjet deklaratave të Ramës: Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që…

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:34
Edi Rama

Gjatë bashkëbisedimit të mbajtur sot në Vlorë me gazetarët presidenti iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama, i cili do të shprehej se: “Meta është në hall, po kërkon një komardare”.

Kreu i shtetit tha se është me fat që nuk ndodhej në Vlorë gjatë përmbytjes së madhe, ndërsa shton se kryeministri shkoi në qytetin bregdetar pasi doli dielli.

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ishte përmbytja e madhe se as komardarja s’do më bënte derman. Sa i takon kryeministrit ai sigurisht do të vinte në Vlorë sa të dilte dielli”, u shpreh kreu i shtetit.

Tre ditë më parë Edi Rama do të deklaronte: “Sa i përket presidentit Meta, presidenti Meta është në hall, s’kam asgjë për t’i thënë, është në kërkim të një komerdareje e kudo ku shef ujë shkon për të gjetur komerdaren, kështu që nuk e ndihmoj dot, unë atij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat