Domi: Qeveria s’ka bërë transparencë për vaksinën, kontrata të bëhej publike, të mbulonin pjesën konfidenciale

Shqipëria

Domi: Qeveria s’ka bërë transparencë për vaksinën, kontrata të bëhej publike, të mbulonin pjesën konfidenciale

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:57
Arben Domi

Mjeku Arben Domi u shpreh se në vendin tonë nuk ka pasur një transparencë lidhur me vaksinën dhe shtoi se mund të qëndronte konfidenciale vetëm pjesa e çmimet dhe klauzola të caktuara.

Domi: Prodhimi është krejt ndryshe nga ajo që pretendohet, pasi ka pasur shifra të fryra. Një problem i vogël bën që të hidhen poshtë miliona doza. Nëse marrin të vërtetë ato që ka thënë Pfizer mund të themi se ka një shtyrje prej një jave të shpërndarjes. Ata janë duke bërë disa modifikime për të shtuar prodhimin e më shumë dozave.

Ndërsa në vendin tonë mendoj se ka pasur disa lëvizje pozitive, por që nuk janë të mjaftueshme. Nuk ka pasur një lloj transparence ku nuk paraqitet kontrata. Vërtetë ka klauzola që nuk bëhen publike, por në vendin tonë nuk kanë besim në raport me shtet e tjera te qeveria. Qeveria mund ta bënte publike kontratën duke mbuluar pjesën konfidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat