Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë, helmohen 4 nxënës

Shqipëria

Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë, helmohen 4 nxënës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Nxënësit e një shkolle në rrugën "Don Bosko" në Tiranë, janë evakuuar si pasojë e një rrjedhjeje gazi në sistemin e ngrohjes së strukturës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30, sipas policisë, ku mësohet se janë dërguar në spital katër prej nxënësve.

Të cilëve po iu jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat