Tabaku: Procesi i fiskalizimit korruptiv, kosto shtesë për bizneset

Shqipëria

Tabaku: Procesi i fiskalizimit korruptiv, kosto shtesë për bizneset

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:33
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se në këto 8 vite qeverisje nga Rama, shqiptarët paguan një rritje prej 3 miliardë euro taksash shtesë.

Tabaku tha se procesi i ri i fiskalizimit është korruptiv dhe se i shton barrën me kosto shtesë bizneseve. Në studion e News 24, ish deputetja tha se me rritjen e taksave, është rritur informalitetit në vendin tonë.

 Në 2013 taksat u rritën në mënyrë të pashoqe, taksa shikoi në 23 %. Shqiptarët paguan një rritje taksash prej 3 miliardë euro. Kjo rriti informalitetin. Shumë biznese u detyruan që të ndaheshin në dy. Ndodhemi sot në një sistem ku gjysma e ekonomisë është në të zezë. Kjo ka ardhur si pasojë e taksës progresive. Tha të njëjtën gjë kur futën biznesin e vogël me TVSH, siç bëri informalitetin dhe për karburantet.
Ky proces është korruptiv.

Një kompani kroate do të marr procesin e fiskalizimit që i kushton shtetit 16 mln euro. Paguhet dy herë për fiskalizimin. Është pagesë e papërballueshme, pasi kërkon që për një shishe ujë që dot blesh në tiranë, do marrës miratim. Nuk vidhet kështu shteti. Korrupsioni më i madh bëhet me vullnet të Ramës, është trau i doganave, janë koncesionet. S’e vjedh ai shtetin. Shqipëria ka një sistem të mirë që janë kasat fiskale që të marrë çfarë do tatimpaguesi dhe shtetit. Sot çdo biznes është i mbytur me taksa. Kjo kosto shtesë do sjellë mbyllje masive të sistemit”, u shpreh Tabaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat