Zbardhen 7 kërkesat e Policisë për hapjen e dosjes së 21 janarit

Shqipëria

Zbardhen 7 kërkesat e Policisë për hapjen e dosjes së 21 janarit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:12
Arkiv

Policia e Tiranës dorëzoi në Prokurori kërkesën për hapjen e dosjes së hetimeve për “21 janarin”.

Një ndër më kryesoret është ajo për ekzaminim në një vend të BE të predhës në trupin e Aleks Nikës.

Po ashtu kërkohet riekspertim të qitjeve gjatë vrasjeve të Aleks Nikës, Hekuran Dedës, si dhe plagosjes së shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse skena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar

Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me sherbim në datë 21.01.2011.

Ripyetja e personave pjesmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndodnjë të dhënë me interes për hetimin.

Të bëhet rikqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tiranë nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhen e nxjerrë nga trupi iAleks Nikës

Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat