Vrau kunatën, burg për jetë për Dashamir Xhepën

Shqipëria

Vrau kunatën, burg për jetë për Dashamir Xhepën

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:27
Dashamir Xhepa, Lirie Xhepa

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Dashamir Xhepën.

Ky i fundit në 13 shkurt të 2019, vrau kunatën e tij, Lirie Xhepa.

Ajo u gjet e pajetë në kodrat e Sharrës, ndërsa autori u arrestua disa ditë më vonë në një hotel në Peshkopi.

‘Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar marrëdhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara’-ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat