ILD nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për programin e zhvillimit të lidershipit me AADF

Shqipëria

ILD nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për programin e zhvillimit të lidershipit me AADF

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:14
Pamje nga takimi

Një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua sot mes Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për Programin për zhvillimin e lidershipit LEAD Albania. Ky program synon t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë.

Memorandumi i nënshkruar mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë z. Artur Metani dhe Bashkë-Drejtorëve Ekzekutivë të AADF-së, z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, parashikon angazhimin e palëve për një marrëdhënie bashkërenduese e bashkëpunuese për zbatimin e programit LEAD Albania, që nga përzgjedhja, trajnimi e deri tek përvoja një vjeçare, në pozicionin e këshilltarit, të pjesëmarrësve të sugjeruar nga programi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani e konsideroi investimin në programin e zhvillimit të Lidershipit, si thelbësor për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendit, përmes profesionistëve me njohuri të thella mbi mirëqeverisjen e administratën, njohuri të përfituara edhe nga përvoja direkte në nivelet drejtuese të institucioneve qeverisëse të vendit.

Bashkëdrejtori ekzekutiv i AADF-së, z. Martin Mata nënvizoi se programi LEAD Albania zbatohet suksesshëm prej vitit 2013 duke vendosur çdo vit pjesëmarrës të Programit në kabinetet e institucioneve më të larta të Shqipërisë, të Presidentit, Kryeministrit, Ministrave dhe

Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe prej këtij viti nis bashkëpunimi me institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë bëhet i pari nga Institucionet e reja të drejtësisë, që angazhohet të bashkëpunojë për zhvillimin e mëtejshëm të programit LEAD Albania, në funksion të reformës në drejtësi dhe rritjes së kapaciteteve të organeve të reja qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat