Ministrja e Arsimit takim me ekspertë të shëndetësisë

Shqipëria

Ministrja e Arsimit takim me ekspertë të shëndetësisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:17
Evis Kushi

Mësimi online për Universitetet do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një takim me ekspertë të Shëndetësisë, që merren me menaxhimin e situatës së pandemisë në vend.

“Duhet të sqarojmë më mirë situatën aktuale dhe t’i japim përgjigje studentëve dhe arsimit tonë të lartë. Ne kemi shumë besim tek ekspertët e shëndetësisë, ne vlerësojmë rekomandimet e juaja, që lidhen me situatën në tërësi, por sidomos në lidhje me arsimin.

E kuptoj shumë mirë situatën e studentit, pedagogut dhe të çdo universiteti, por mirëkuptoj edhe problematikat e shqetësimet, që janë imponuar nga situata e pandemisë. E rëndësishme është ruajtja e shëndetit”, tha Kushi më tej.

Po ashtu Ministërja theksoi se këshillat e ekspertëve shëndetësorë janë ato që vulosin gjithçka, nëse duhet zhvilluar mësimi online apo në auditorë.

“Këshillat e ekspertëve janë ato që vulosin nëse duhet mësim online. Faleminderit për vëmendjen dhe pre-dispozitës pozitive”, deklaroi Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat