Pas Ishmit del nga shtrati dhe Erzeni, shtëpi e biznese nën pushtetin e ujit në Shijak

Shqipëria

Pas Ishmit del nga shtrati dhe Erzeni, shtëpi e biznese nën pushtetin e ujit në Shijak

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:12
Shijak

Pas lumit Ishëm, edhe lumi Erzen ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive përgjatë gjithë natës.

Situatë e rënduar paraqitet në lagjen “Erzen” në Shijak, ku katet e para të shtëpive e biznese janë në pushtetin e ujit.

Janë 10 familje të izoluara.

Kështu raporton gazetari i Ora News në Durrës, Mark Bunga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat