Frika nga Covid, më pak vizita dhe shtrime në spitale

Shqipëria

Frika nga Covid, më pak vizita dhe shtrime në spitale

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:34
Duket se pandemia ka ndryshuar edhe qasjen e shqiptarëve për tu paraqitur në spitalet universitare për çdo shqetësim sado të vogël

Në shërbimin e Alergologjisë në QSUT numri i vizitave dhe hospitalizimeve për shkak të koronavirusit ka rënë ndjeshëm, krahasuar me periudhën kur vendi ishte në kushte normale. Shkak nuk është vetëm frika nga pandemia por edhe koordinimi i mes konsultave online dhe atyre fizike.

Duket se pandemia ka ndryshuar edhe qasjen e shqiptarëve për tu paraqitur në spitalet universitare për çdo shqetësim sado të vogël.

Por kjo sipas mjekëve mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

Mjeku alergolog në QSUT, Mehmet Hoxha, thotë se ulje të ndjeshme vërehet në nurmin vizitave por edhe të hospitalizimit.

“Kemi rënie të ndjeshme të numrit të pacientëve të paraqitur në spital, as 30%”.

Shkak për uljen e vizitave nuk është vetëm frika e infektimit me Covid, por edhe koordinimi mes konsultave online dhe atyre fizike.  

“Frika në radhë të parë, mundësia dhe aksesi që u kemi dhënë pacientëve online dhe stafi mjekësor.”

Vizitat më të shpeshtja janë ato për problemet e rrugëve respiratore, por edhe problemet me lëkurën.

Ulja e hospitalizimit dhe vizitave reflektohen edhe te shpenzimet për  spitalet.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në janar-gusht 2020 shpenzimet për të shtruarit në spitale ranë me 10 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë 8 mujorit 2020 u shpenzuan 10.8 miliardë lekë nga 12.1 miliardë që u shpenzuan në janar-gusht 2019, me një rënie rreth 11 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat