Përmbytje në Fier, uji mbulon tregun e gjësë së gjallë në Mifol

Shqipëria

Përmbytje në Fier, uji mbulon tregun e gjësë së gjallë në Mifol

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Lumi i Vjosës ka shtuar prurjet e ujit pas mesit të natës dhe niveli i tyre në urën e Mifolit i kaloi shtatë metrat. 

Shkak janë bërë sasitë e mëdha të reshjeve të rëna jo vetëm në qarkun e Fierit, por edhe në qarkun e Gjirokastrës në kufi me të. 

Banorët e zonës thanë se tregu i gjësë së gjallë nga ana e Vlorës, në Mifol, u përmbyt dhe rrezikohen dhe dy shtëpi. 

Nga ana e Fierit, ujërat e lumit kanë mbërritur deri afër trasesë së linjës hekurudhore Fier – Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat