25 prilli/ Celibashi apel qytetarëve: Rinovoni ID, se ndryshe nuk do të votoni dot

Shqipëria

25 prilli/ Celibashi apel qytetarëve: Rinovoni ID, se ndryshe nuk do të votoni dot

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:49
Ilirian Celibashi

800 mijë qytetarë nuk kanë dokument identifikimi, për të votuar më 25 prill.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje qytetarëve të rinovojnë mjetet e identifikimit, në të kundër nuk do të munden të votojnë.

Celibashi theksoi se edhe pa konsesnsus politik, nuk do ketë votim të emigrantëve.

800 mijë shqiptarë, nuk kanë ende një mjet identifikimi të vlefshëm për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Më pas se 3 muaj, nga zgjedhjet parlamentare.

Kryekomisoneri, Ilirjan Celibashi, u bëri apel qytetarëve të rinovojnë mjetet e identifikimit, pasaportën dhe kartën e identitetin, në të kundër nuk do të kenë mundësi të hedhin votën për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.

Kryekomisoneri bëri me dije, se javën e ardhshme pritet të finalizohet marrëveshja, për të kryer identifikimin biometrik në te gjithë vendin, ndërkohë që votimi e numërim elektronik kanë ngelur pezull, si pasojë e mungesën se konsensusit polik, për zonën ku do implentohen.

Java në vijim pritet të jete e rëndësishme edhe për fatin që do të ketë votimi I shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit, ndërsa për kryekomisonerin, vota e diasporën, kërkon konsensusin e të gjitha palëve.

Çfarë mund të thotë më siguri Ilirjan Celibashi, është që në kurdo që të ndodh, vota e emigrantëve nuk do të behet as online, as me poste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat