Si ndihesh që je vajza e një krimineli? Deputetja i përgjigjet komentuesit, ja mesazhi

Shqipëria

Si ndihesh që je vajza e një krimineli? Deputetja i përgjigjet komentuesit, ja mesazhi

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:59
Reme Lala

Deputetja Reme Lala nuk është shumë aktive në parlament me fjalimet e saj, e megjithatë ajo ka zgjedhur që t'i përgjigjet pyetjeve të shumta që i vijnë në Instagram.

Një prej tyre është edhe pyetja që lidhet me figurën e babait të saj,  Imer Lala, ku komentues i e ka quajtur 'kriminel'.

Si është të jesh vajza e një krimineli, ishte pyetja ku Lala jep këtë përgjigje:

 "U mendova shumë në fakt që ta postoj këtë apo jo duke qenë se vajza/djali me një profil fallco më drejtohet në këtë mënyrë vendosa dhe unë t’i kthej përgjigje, meqë ke shkruar disa herë.

E dashur/ i dashur, nëse të ndihmosh njerëzit, t’i hapësh derën çdokujt që ka nevojë, të jesh aty për ta kur nuk është askush, të gjendesh në ditën më të vështirë të një të panjohuri, të falësh respekt, të bën të jesh kriminel, atëherë duhet ta rikonceptojmë kuptimin e fjalëve.

Për të gjithë ata që mendojnë se mund të më indimodojnë me thashetheme dhe të tilla fjalë, jo vetëm ti që e shkruan këtë, por kushdo që e mendon, më lejoni t’ju them se veçse më shtoni vlerësimin që kam për tim atë dhe njësoj i shtohet të gjithë atyre që e njohin.

Ne jemi mësuar që koha t’i tregojë të vërtetat, ndaj koha do t’i tregojë dhe përgjigjet e pyetjeve apo komentet e këtij lloji, që për hir të së vërtetës unë kurrë nuk do t’ja bëja një vajze për babin e saj."

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat