PD i përgjigjet Ramës/ Vokshi: Të ka mbetur vetëm të bësh shaka.

Shqipëria

PD i përgjigjet Ramës/ Vokshi: Të ka mbetur vetëm të bësh shaka.

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:23
Albana Vokshi

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit ironizoi programin ekonomik të paraqitur nga kjo forcë.

Ish-deputetja Albana Vokshi shkruan në një postim në Twitter, se Partia Demokratike hodhi poshtë përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur dështimin e tij 8 vjeçar.

Albana Vokshi tha se e vetmja gjë që i ka mbetur Ramës është të bëjë shaka. “Rama, kur nuk ke plan, kur nuk mban asnjë fjalë, kjo është gjithçka që të ka mbetur.

Të bësh shaka. Më 25 prill Shqipëria do të fitojë dhe ti do të humbasësh.”- ishte përgjigja e PD për Edi Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat