Zgjidhen 2 anëtarët e rinj të KLP/ Votimi i pazakontë i prokurorëve nën masa anti Covid

Shqipëria

Zgjidhen 2 anëtarët e rinj të KLP/ Votimi i pazakontë i prokurorëve nën masa anti Covid

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:05
Foto

Dy anëtarët më të rinj të KLP që do të ulen në vendet e mbetura bosh janë: Eloida Goxhi dhe Moisi Duda.

Ata garuan në një proces të pazakontë covidi, teksa prokurori  i përgjithshëm kishte thirrur Asamblenë e Përgjithshme dhe si procesi i votimit dhe i numërimit ju nënshtrua këtyre rregullave.

Votimi ishte per prokuroret një moment ku prokurorët u takuan me njëri tjetrin ose uruan sic ndodhi me rastin e Arjan Ndojës, te cilit me herët i kane bere atentat.

Prokurori  i Përgjithshëm nuk mbajti dot fjalim pasi per shkak te masave anticovid ndalohen grumbullimet dhe tubimet por ai shfytezoi rrjetet sociale per te percuar mesazhin e tij. Jo vetëm kaq por mediave ju tregoi mendimin e tij sa i takon ndryshimeve ligjore ndaj KLP.

Kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja e ushtroi të drejtën për të votuar ashtu sikurse edhe të drejtën për të mos folur para mediave.

Top Channel : A kanë nisur hetimet për përgjimet?

Arben Kraja: S’kam koment.

Votimet për KLP u mbajtën ne polin e drejtesise te hapur pas reformës ne drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat