Programi ekonomik i PD/ Rrushaj: Realist dhe i realizueshëm. Familja në qendër të çdo gjëje

Shqipëria

Programi ekonomik i PD/ Rrushaj: Realist dhe i realizueshëm. Familja në qendër të çdo gjëje

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:15
Alfred Rrushaj

Partia Demokratike publikoi sot programin e saj ekonomik, ku ndër të tjera spikat një nga premtimet e kahershme të selisë blu, taksa  sheshtë 9%.

Për të folur mbi këtë dhe çështje të tjera në programin e PD, i ftuar në RTV Ora ishte një prej drejtuesi i fushatës së demokratëve, Alfred Rrushaj.

Beti Njuma: A është realist ky program dhe a është i realizueshëm brenda një mandati?

Alfred Rrushaj: Është një plan konkret pune, me masa konkrete. Një sërë reformash, të cilat kanë për qëllim arritjen e objektivit kryesor, që pa dyshim është rritja e mirëqënies të familjes. Familja është në qendër të çdo gjëje. Programi ka objektivat e tij afatmesme dhe afatgjata. Për shembull, ajo çfarë ju thatë, objektivi kryesor i shpallur nga zoti Basha që të dyfishojmë të ardhurat për frymë të shqiptarëve. Është një objektiv që, nëse reformat tona zbatohen është plotësisht i mundshëm në një afat kohor 8-vjeçar ndërkohë ne kemi masa specifike për mandatin tonë të parë. Kështu që do të thoja, jo vetëm është realist por është një program punei detajuar të cilin ne jemi të gatshëm ta zbatojmë që ditën e parë të punës në qeveri.

Ku do të gjenden paratë?

“Ne kemi një filozofi të ndryshme nga qeveria aktuale. Këta mendojnë që duke u marrë lekë shqiptarëve, duke u marrë lekë familjeve shqiptare, duke u marrë lekë biznesit do të mund të mbushin arkën pa dhënë gjë në shkëmbim. Ndërkohë ne kemi një qasje tjetër për këtë gjë. Ne mendojmë që nuk ka menaxher më të mirë të lekëve të veta se sa familja shqiptare, apo individi shqiptar. Nuk ka menaxher më të mirë të lekëve të veta se sa biznesi shqiptar. Ajo që ne do të bëjmë është rritja e bazës së tatimpaguesve duke hequr incentivat që të dalin jashtë sistemit. Një sistem të thjeshtë dhe me taksa të arsyeshme.

Beti Njuma: Duke formalizuar qeverinë. Socialistët dështuan…

Alfred Rrushaj: Sigurisht që do të dështosh. Po të krijosh pabarazi të tilla. Dikush e ka taksën 27%, dikush e ka 15%, dikush e ka 18%, sigurisht që incentivi i dikujt për të shkuar në fasha të tjera është i madh. Pastaj, rritja e bazës së tatimpaguesve nuk ka të bëjë vetëm me formalizimin. Ka të bëjë me vendet e reja të punës.

Beti Njuma: Ky është pika e parë e programit tuaj. Si do të hapen 110 mijë vende të reja pune?

Alfred Rrushaj: Vendet e reja të punës nuk hapen duke i shtuar taskat biznesit. Si do të investojë biznesi? Biznesi do të investojë duke i dhënë mundësi që ato çfarë fiton ti hedhë në kompaninë e vetë. Fakti që ti nuk i merr aq sa ke menduar ti marrësh, 15% tatimfitimi, por i merr 9% nuk do të thotë që automatikisht të bien të ardhurat. Po më thoshte një mik kur dëgjoi masat e programit: “Më pëlqeu që përveç se do të ulni taksat e kishin vendosur fokusin te thjeshtëzimi i sistemit dhe qëndrueshmëria e tij”. Çfarë thamë? Ne do të bëjmë Kodin Fiskal, një ligj fiskal. Do ti shpallim objektivat tona në dhjetor të 2021 dhe këto do të jenë të pandryshueshme gjatë 4 viteve. Në mënyrë që biznesi ta dijë këto janë rregullat, këto janë taksat. Gjatë këtyre viteve është ndryshuar 160 herë, më shumë se çka vetë nene ligji. Kjo tregon që përveç taksave dhe barrave të pandershme dhe ndryshimi i shpejtë i rregullave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat