“Bodigardë, 5 mln rrogë” Hajdari: Prokurorët e SPAK i kanë mundësitë, vetëm nëse kanë qejf të përdoren nga politika që nuk e luftojnë

Shqipëria

“Bodigardë, 5 mln rrogë” Hajdari: Prokurorët e SPAK i kanë mundësitë, vetëm nëse kanë qejf të përdoren nga politika që nuk e luftojnë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 08:30
Shkëlqim Hajdari

I ftuar në PolitikOn, juristi Shkëlqim Hajdari tha se Prokuroria e Posaçme duhet t’i drejtohet prokurorisë italiane për përfshirjen e personave shqiptarë në përgjime.

Hajdari: Prokuroria e Posaçme duhet t’i drejtohet prokurorisë italiane për përfshirjen e personave shqiptarë. Se aty ndoshta në dosje nuk ka vetëm llafe, por edhe udhëtime ose fjetje në hotel. Kështu und të regjistrosh një procedim penal që mund të shkojë disa muaj.

Ne duhet të krijojmë kulturën e ndëshkueshmërisë dhe funksiomin e prokurorisë së posaçme antikorrupsion. Me Italinë prokurori i përgjithshëm dhe ai i SPAK duhet të ngrenë bashkëpunimi edhe në bazë të konventave ndërkombëtare. Nëse media nuk do ta bënte publike kjo çështje do të ngelte kështu.

Prokuroria e posaçme antikorrupsion vetëm nëse ka qejf të përdoret nga politika, sepse jo të të bësh prokuror të posaçëm me makinë, me 5 milionë lekë roje, me masa mbrojtëse për ty, për grua dhe me bodigardë, e më masa që të mos lidhesh me krimin, si dhe me bunkerë, sa të duash të rrethohesh nga këto, nëse nuk do nuk e lufton politikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat