Manipuloi provat/ Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka kallëzon prokuroren e SPAK

Shqipëria

Manipuloi provat/ Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka kallëzon prokuroren e SPAK

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Arben Cara, bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, të arrestuar të dy për korrupsion ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës prokuroren e SPAK Enkeleda Millonai, duke e akuzuar për fillim të paligjshem të ndjekjes penale, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në kallëzimin drejtuar organit të akuzës së kryeqytetit, Cara pretendon se prokurorja nuk ka zbatuar ligjin  dhe kushtetutën në dosjen ku ishte i përfshire vet ai dhe bashkëshortja. Në këtë hetim Prokurorja ka fshehur përgjimet deri në momentin aktual, përgjime të cilat zbardhin ngjarjen dhe implikojnë në mënyrë të dukshme persona të tjerë të cilët nuk rezultojnë të jenë shenuar si persona të cilëve u atribuohet vepra penale.

Nga ana e Prokurores janë shtrembëruar dukshëm faktet dhe provat duke aluduar për fakte të cilat në të vërtetë nuk ekzistojnë dhe skanë ndodhur kurrë”, thuhet ne padine e Carës. Sipas këtij të fundit në mënyrë të qëllimshme janë anashkaluar dhe devijuar hetimet që të mbrohen personat e vërtetë përgjegjës dhe pretendon se ai dhe gjyqtarja nuk janë në dijeni dhe nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Në këtë  kallëzim prej 18 faqesh, Arben Cara tregon se në përgjime janë të implikuar persona të tjerë dhe madje tregon me emra se dhe për këtë arsye kërkon ndjekje penale për prokuroren e SPAK Millonai. Madje i kërkon e Inspektoriatit te Lartë të Drejtësisë të verifikoje punën e kësaj prokuroreje.

Arben Cara, bashkëshortin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka është lënë me masë sigurie arrest në shtëpi. Më herët gjykata ndryshoi edhe masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Margjeka, e cila u la në ‘detyrim paraqitje’ dhe më pas ndryshoi ne arrest shtëpie. Të dy u vunë në pranga pasi u akuzuan se ndërhynë në lirimin e një të burgosuri, Orion Bali, i cili akuzohej për akuzën e trafikut të emigrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat