“S’jemi ne, të rënë nga qielli”/ Mjeku reanimator: Qeveria të sigurojë vaksina nga vende të ndryshme qoftë edhe Kina apo Rusia

Shqipëria

“S’jemi ne, të rënë nga qielli”/ Mjeku reanimator: Qeveria të sigurojë vaksina nga vende të ndryshme qoftë edhe Kina apo Rusia

Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:45
Roland Xhaxho

Mjeku reanimator Roland Xhaxho u shpreh se qeveria shqiptare duhet të miratojë çfarëdolloj vaksine të prodhuar edhe nga Kina apo Rusia.

Ai thotë se aktualisht në vendin tonë ka një kaos për marrjen e vaksinave ndaj qeveria nuk duhet të kufizohet vetëm në 2 lloje.

“ Vihet re një kaos për vendin se ku duhet marrë vaksina.

Unë mendoj që janë shumë dyer që qeveria duhet të sigurojë vaksinën.

Që nga Kina dhe deri në Afrikën e Jugut nëse ka.

Derisa populli serb apo maqedonase pranon vaksina nga Rusia.

Çfarë jemi ne, të rënë nga qielli.

Duhet t’i bëjmë të gjitha vaksinat.

Kemi rregullat tona të regjistrimit, le të ngrihet komision për të pranuar dhe miratimin e vaksinave.

Të gjithë duhet të jemi të mbrojtur.

Vaksinat nuk i prodhon vetëm Britania dhe Amerika” – tha Xhaxho  për Report Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat