Rama: Do të hapim një tjetër kapitull me shëndetësinë, e dini ju që në Turqi spitalet administrohen nga privati?

Shqipëria

Rama: Do të hapim një tjetër kapitull me shëndetësinë, e dini ju që në Turqi spitalet administrohen nga privati?

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:27
Edi Rama

Rama: Do të hapim një tjetër kapitull me shëndetësinë, e dini ju që në Turqi spitalet administrohen nga privati?

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot hapjen e një kapitulli të ri në sistemin e shëndetësisë.

Detajet duket se janë pjesë e një projekti, por që Edi Rama dha vetëm dy. Së pari, duke iu referuar skandalit me “Tiren”, sanitaren e COVID-2, Rama tha se mjekët dhe infermierët duhet të paguhen në bazë të performancës për të rritur motivimin.

Së dyti ai mori shembull sistemin shëndetësor turk, si ka qenë dhe si është bërë vetëm falë PPP-ve, tha ai. Por ku konsiston? Edi Rama tha se sistemit publike turke menaxhohen nga kompanitë private, “gjithë pjesa e kujdesit shëndetësor është e varur nga shteti, pjesa e infrastrukturës komplet privat”.

“Do të hapim një tjetër kapitull me shëndetësinë. Duhet të paguhen sipas performancës, natyrisht ka një pjesë që bëjnë të njëjtat gjëra. Nëse duam që fenomenin e Tires, që për mua nuk përfaqëson komunitetin e mjekëve, por një sëmundje brenda sistemit dhe që nuk mund të shërohet vetëm duke pritur denoncimet por duke krijuar motivimin brenda sistemit. Sistemi shëndetësor turk para reformës ka qenë një nga më të dobëta dhe më të korruptuara në gjithë hemisferën tonë është sot nga më ekselentet botërisht të kualifikuar, e ka bazën te PPP-të, nuk e di sa jeni në dijeni ju.

E dini ju që sistemit publike turke menaxhohen nga kompanitë private, gjithë pjesa e kujdesit shëndetësor është e varur nga shteti, ama pjesa e infrastrukturës, godina, ngrohja, ftohja, katerigu, çarçafët, aparaturat është komplet privat. Këto janë kompanitë që ndërtojnë dhe administrojnë spitalet. Shteti ju paguan atyre në vite investimin për godinën dhe ju jep kontributin financiar për të gjitha shpenzimet e logjistikës.

Ndërsa mjekët janë të paguar nga shteti, janë të varur nga sistemi i tyre i brendshëm. Shefi i pavionit dhe drejtuesi janë njëlloj si të ishin në spital privat nga pikëpamja e administrimit të të ardhurave. Dhe një mjek që bën 10 operacione nuk paguhet njëlloj si një që bën vetëm një dhe një që rri jashtë orarit nuk paguhet njëlloj si një që ikën në orar” u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat