100 anëtar të LSI-së kalojnë te PS, vazhdon “firo” në Berat: Është bërë shtëpia e kushërinjve

Shqipëria

100 anëtar të LSI-së kalojnë te PS, vazhdon “firo” në Berat: Është bërë shtëpia e kushërinjve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:44
Altin Kazazi

Pas dy ish- deputetëve në Berat LSI-së i janë larguar edhe kryetari i LRI-së Altin Kazazi, i cili tha se së bashku me 100 anëtarë të kësaj force politike i janë bashkuar PS-së, ndërsa në selinë e PS-së i priti drejtues politik i këtij qarku Blend Klosi.

Sipas të rinjve, LSI-ja përfaqëson një rreth të ngushtë interesash familjare. “Me LSI nuk na lidh më asgjë, përfaqëson një rreth të ngushtë interesash familjare. LSI thotë “Shqipëria është shtëpia juaj”, ndërsa LSI vetë është shtëpia e kushërinjve”, janë shprehur ata.

Edhe më herët nga kjo forcë politike, kryesiosht në Qarkun e Beratit, ka pasur rrjedhje të rëndësishme. Ka qenë fillimisht ish-ministri Nasip Naço ai që deklaroi kalimin te PS. Më pas kështu veproi dhe ish-deputeti Gledion Rehovica.

Në Gjeroven të Beratit pak ditë më parë, dega e LSI u shkri pasi të 140 anëtarët deklaruan kalimin “në bllok” te LSI-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat