Erion Dasho: Fushata e vaksinimit në Shqipëri shërbimi më i keq që iu bë shqiptarëve

Shqipëria

Erion Dasho: Fushata e vaksinimit në Shqipëri shërbimi më i keq që iu bë shqiptarëve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:18
Erion Dasho

Kritik për mënyrën si qeveria menaxhoi krizën e pandemisë, mjeku Erion Dasho e quan fushatën e vaksnimit një fushatë propagandistike.

“Kjo fushatë nuk ngjan aspak me një fushatë vaksinimi. Ngjan me një fushatë propagandistike, sepse po të ishte fushatë serioze do të ishin marrë masat që për të gjithë personat që kishin marrë dozën e parë do të administrohej dhe doza e dytë.

Kryeministri, mjekët, infermierët dhe të gjithë kolegët e tjerë të vaksinuar deri tani kanë një mbrojtje të pjesshme në raport me Sars – Cov 2 dhe duhej që sa më parë të merren masa që këtyre të administrohej dhe doza e dytë” thotë Dasho në një intervistë për Ora News.

A duhej siguruar patjetër doza e dytë për ata që kanë marrë dozën e parë të vaksinës?

Erion Dasho: “Ju thoni se ka nisur vaksinimi por për mua nuk është nisje vaksinimi. Ishte një sasi vaksnimi e cila nuk u morr vesh si erdhi. Ky ishte një shërbim shumë i keq që iu bë shëndetit të qytetarëve. Nuk mund të stimulosh teori konspirative në këtë terren covidi. Boll teori konspirative ka por të shtosh dhe ardhjen e vaksinave në mënyrë të çuditshme ishte shërbim shumë i keq. Mënyra si është ndjekur vaksinimi ishte tendencë propogande.

Protokolli i vaksnimit parashikon administrimin e dozës së dytë, brenda 3 javëve nga administrimi i dozës së parë. Pasi kalon administrimi i dozës së dytë, personi arrin mbrojtje ndaj virusit diku mbi 95 %. Ky është protokolli standard që mesaduket do ta kenë shumë të vështirë të zbatohet në Shqipëri.

Megjithatë doza e dytë mund të administrohet edhe brenda 8 javëve të para duke dhënë të njëjtën shkallë mbrojtjeje, por ana negative e kësaj është se personat që e kanë marrë dozën e parë dhe nuk marrin dozën e dytë nuk kanë mbrojtjen e mjaftueshme ndaj virusit.  Kjo do të thotë që ato janë të rrezikuar ndaj virusit.

Mjeku Dasho rendit dhe problematikat e menaxhimit të pandemisë nga qeveria dhe ministria e brendshme

Erion Dasho: “Shqipëria i ka pasur mundësitë të menaxhonte shumë më mirë krizën e pandemisë. Më ka bërë përshtypje rezistenca nga ana e ministrisë së Shëndetësisë e qeverisë për të ndjekur rekomandimet e OBSH-së.

Që në fillim dhe vijojmë të kemi problemin e testimit të vogël. Me një kryeneçësi ministria vijon të kryejë pak teste. Edhe sot e kësaj dite numri i rasteve që testohen në raport me ata që dalin pozitive është mbi 25% shumë i lartë. Ne duhet të kryejmë 2-3 herë më shumë. Për mendimin tim testimi është i dështuar.

Gjurmimi i personave asnjëherë nuk u bë me metoda moderne.

Mjeku i familjes dhe spitalet rajonale u lanë jashtë vëmendjes dhe u vendos theksi në mënyrë të pakuptimtë tek 4 spitale. Duheshin të gjithë hallkat që të angazhoheshin.

Do të kishim më pak përhapje të sëmundjes. Do të kishim raste që kalonjnë më shpejt dhe më pak humbje jete. Shifra 6 mijë vdekje që u raportua nga media prë vitin e kaluar ëstë një faturë jetësh njerëzore shumë e rëndë që diuhej të ishte shmangur dhe ishin të gjitha mundësitë të shmangeshin”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat