Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Përshëndetje nga SH.M.U! 

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të ndikojë dhe për ditën e nesërme dhe ditën e Hënë mbi vendin tonë.

Dita e Diel (nesër) nis me mot të kthjellët dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug të vendit. 

Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas itensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000m.

Moti i vranët vijon edhe ditën e Hënë. Por, për këtë ditë reshjet do të jenë të herëpashershme (lokalisht të vazhdueshme) në të gjithë territorin dhe intensitet të ulët dhe measatar. Intensiteti mesatar do të jetë kryesisht në zonën e veriut dhe jugut. Përsëri edhe për këtë ditë në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje të dobta dëbore. 

Ju urojmë një ditë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat