Përndiqte të renë në Lushnje, arrestohet në flagrancë 30- vjeçari

Shqipëria

Përndiqte të renë në Lushnje, arrestohet në flagrancë 30- vjeçari

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustruese

Policia e Lushnjes ditën e sotme ka arrestuar një 30-vjeçar pasi në mënyrë të vazhdueshme përndiqte një 23-vjeçare.

I riu është arrestuar në flagrancë nga efektivët e policisë.

Materialet i kaluan Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Përndjekja”

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Përndjekja”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat