Nga bingo, filial basti tek armët e gjahut/ Drejtuesja e Prokurorisë me kredi si e pastrehë

Shqipëria

Nga bingo, filial basti tek armët e gjahut/ Drejtuesja e Prokurorisë me kredi si e pastrehë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:02
Violeta Shkurtaj

Në prill  të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar  përkohësisht në krye të Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurtajn me 7 vota pro, ndërkohë që për këtë pozicion ishin edhe Genc Mane, i cili u votua me një votë pro dhe Çlirim Sina me një votë pro.

Shkurta  e cila prej vitit 2003, punon në Prokurorinë e Fierit, mori drejtimin e saj, pas rrëzimit nga Vettingu të ish-prokurorit Fatmir Lushi, që ishte drejtuesi i Prokurorisë.

Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetimin për drejtuesen e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta.

Në aspektin profesionale, referuar të dhënave të KLP, në kohën që e kanë propozuar për drejtuese prokurorir, Shkurta nuk ka asnjë procedim disiplinor, gjatë karrierës së saj.

Ndërsa, në lidhje me pasurinë, rezulton që prokurorja Violeta Shlurta, të ketë biznese, të cilat i deklaron në emër të bashkëshortit, që dillimisht ka punuar officer policië në qarqe të ndryshme e më pas oficer i Policisë Gjyqësore në Vlorë dhe Fier.

Bëhet fjalë për biznese, si shërbim internet, apo filial për baste sportive, apo bingo, që prokurorja deklaron ndër vite.

Në vitin 2005 prokurorja deklaron se ka blerë një apartament banimi 180.3 m2, në Fier me vlerë 8 460 000 lekë, të cilin e ka paguar me këste dhe kredi.

Viti 2003

Autoveturë, në emër të bashkëshortit me vlerë 0,9.5 milion lekë.

IBP Redi, distributor shpërndarje në emër të bashkëshortit, me vlerë 3.1 milion lekë.

Bingo Asi, pronë e bashkëshortit, dhënë me qira, blerë me vlerë  4 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 0,576 lekë.

Viti 2004

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 841 342 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Vlorë, 485 200 lekë.

Viti 2005

Ap banimi 180.3 m2, në Fier me vlerë 8 460 000 lekë. Paguar kësti i parë 2 500 000 lekë.

LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues 620 000 lekë.

Overdraft nga subjekti deklarues, 180 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 981 395 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Vlorë, 198 000 lekë.

Të ardhura nga filiali lloto sport, që ushtrohej në lokal me qira, 600 000 lekë.

Të ardhura nga një shërbim interneti, që ushtrohet në lokal me qira,150 000 lekë.

Detyrim financiar nga aktiviteti shërbim interneti, 400 000 lekë.

Detyrim financiar i bashkëshortit për taksën e licencës, 150 000 lekë.

Detyrim financiar ndaj firmës ndërtuese për blerjen e një ap, 5 960 000 lekë.

Viti 2006

Ap banimi 180.3 m2, në Fier, paguar 5 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 863 705 lekë.

Të ardhura nga Redi Shpk, me administrues bashkëshortin, 150 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshorti nga filiali Lloto sport, 480 000 lekë.

Kredi për blerjen e ap, 4 500 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 898 983 lekë.

Kredi për blerjen e ap, 4 500 000 lekë. Pa shlyer 4 425 026 lekë.

Viti 2008

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues,  16 058 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 864 682 lekë.

Kredi për blerjen e ap, 4 500 000 lekë. Pa shlyer 4 307  411 72  lekë.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 019 559 lekë.

Overdraft, 180 000 lekë. Pa shlyer 40 000 lekë.

Kredi për blerjen e ap, 4 500 000 lekë. Pa shlyer 4 232 918 18 lekë.

Viti 2010

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 927 757 lekë.

Kredi për blerjen e ap, 4 500 000 lekë. Pa shlyer 4 146 770 lekë.

Viti 2011

Përfituar nga privatizimi ap me sip 36.5 m2 në Fier.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 999 662 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si magazinier,tek lokali bar Rinia në Fier, 300 000 lekë.

Kredi për blerjen e ap, 4 500 000 lekë. Pa shlyer 4 146 770 lekë.

Automjeti tip Fiat në emër të bashkëshortit me vlerë, 290 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 078 391 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër, 270 782 lekë.

Të ardhura nga qiraja e pasurisë së paluajtshme tek ish hotel Vjosa, Fier, 175 000 lekë.

Kredi sociale në shumën 4 404 960 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 991 115  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Fier, 217 231 lekë dhe 353 229 lekë.

Të ardhura nga qiraja e pasurisë së paluajtshme tek ish hotel Vjosa, Fier, 300 000 lekë.

Kredi sociale në shumën 4 404 960 lekë. Pa shlyer 3 310 058 lekë.

Viti 2014

Blerë autoveturë Opel Corsa nga djali për ditëlindje, në vlerën 50 000 lekë.

Shitur automjeti 2 000 euro.

Blerë automjet në Gjermani 1 700 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 229 771 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë Fier, 652 500 lekë.

Paga e djalit Redi Shkurta, 53 218 lekë.

Kredi sociale në shumën 4 404 960 lekë. Pa shlyer 3 168 617 lekë.

Viti 2015

Të ardhura kesh 300 000 lekë.

Të ardhura në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, 28 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 249 772 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë Fier, 121 624 lekë dhe në Vlorë, 667 583 lekë.

Paga e djalit Redi Shkurta, 334 916 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ambjenti, 96 350 lekë.

Kredi sociale në shumën 4 404 960 lekë. Pa shlyer 3 023 092 lekë.

Viti 2016

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues -149 672.

Mbyllur depozitat e bashkëshortit, me 55 568 lekë.

Të ardhura kesh, 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 171 768 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit  si opgj, në Vlorë, 737 061 lekë.

Paga e djalit Redi Shkurta, 494 200 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ambjenti, 82 150 lekë.

Kredi sociale në shumën 4 404 960 lekë. Pa shlyer 2 873 330 97 lekë.

Viti 2017

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues -140 728 lekë.

Të ardhura kesh, 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 269 154 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si opgj në Vlorë dhe Fier,468 582 lekë.

Paga e djalit Redi Shkurta, 599 832 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ambjenti, 102 000 lekë.

Kredi sociale në shumën 4 404 960 lekë. Pa shlyer 2 718 700 lekë.

Viti 2018

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues 1 599 68 lekë.

Të ardhura kesh, 250 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Fier, 1 269 154 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si opgj në Fier ,791 061 lekë.

Paga e djalit Redi Shkurta, 641 242 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ambjenti, 102 000 lekë.

Me vendim gjyqësor bashkëshorti ka përfitur një vit pagë. Ka tërhequr, 109 320 lekë.

Kredi sociale në shumën 4 404 960 lekë. Pa shlyer 2 559 725 17 lekë.

Bashkëshorti ka blerë dy armë gjahu me vlerë, 9 000 lekë dhe 12 000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat