Rriten borxhet e bashkive, stoku arrin 8.7 miliardë lekë, 500 milionë më shumë se në vitin 2019

Shqipëria

Rriten borxhet e bashkive, stoku arrin 8.7 miliardë lekë, 500 milionë më shumë se në vitin 2019

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:45
Shqipëri

Pandemia, por edhe tërmeti i vitit 2019 kanë rritur me 500 milionë lekë detyrimet e prapambetura të bashkive në vitin 2020, duke e çuar totalin e borxhit që duhet të shlyejnë në 8.7 miliardë lekë – rreth 70 milionë euro.

Zinxhiri i problemeve që shkaktoi pandemia gjatë vitit 2020 është reflektuar edhe tek financat e bashkive në vend. Këto të fundit, së bashku deklarojnë humbje në të ardhurat nga taksat, tarifat dhe të ardhurat nga burimet e veta. Raporti i monitorimit, i publikuar këtë javë nga platforma e financave vendore, gjen se në vetëm nëntë muaj të vitit 2020 pati një reflektim me rritjen e borxheve të bashkive.   

Sipas raportit, në fund të muajit shtator, totali i detyrimeve arriti në 8.7 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 500 milionë lekësh kundrejt fundit të vitit 2019. Ky borxh përllogaritet në 3,120 lekë për frymë. Po ashtu, pjesa më e madhe bashkive, nuk kanë mundur të shlyejnë në kohë këto detyrime ndaj të tretëve, ndërsa deklarojnë se një pjesë të tyre i kanë të trashëguara ndër vite nga ish-komunat.

Vora, Tirana e Kuçova kryesojnë për rritjen e stokut të borxhit, ndërsa ka edhe bashki që kanë paguar një pjesë të saj, të tilla si Durrësi, Vora, Lezha dhe bashki të tjera.

Ndërkohë, të ardhurat nga burimet vetjake shënuan rënie të fortë në bashkitë e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, me përjashtim të Rrogozhinës që gjeneroi vlera pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat