Covid “pushton” shkollat në Elbasan, 9 mësues të infektuar brenda ditës

Shqipëria

Covid “pushton” shkollat në Elbasan, 9 mësues të infektuar brenda ditës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 33 raste të reja me koronavirus në Elbasan. Ndërkohë, gazetari Aldo Kozarja raporton një situatë aspak të qetë në shkolla sa i përket infektimeve.

Vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus nëntë mësues.

Sakaq, në të gjithë vendin u raportuan sot 876 raste të reja dhe 11 të vdekur si pasojë e virusit. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve që konfirmohen çdo ditë.

Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 78,127  persona të infektuar dhe 1380 persona kanë humbur jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat