Elbasan, rruga e dy lagjeve në mëshirë të fatit, banorët rrezikojnë të bien në përroin e Zaranikës

Shqipëria

Elbasan, rruga e dy lagjeve në mëshirë të fatit, banorët rrezikojnë të bien në përroin e Zaranikës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:15
Foto

“Çfarë je ti dhi je ti? As dhija s’kalon dot!”

Banorët e Lagjes Dyli Haxhire dhe Vullnetari në Elbasan kryesisht fëmijët dhe të moshuarit rrezikojnë jetën, pasi në të dy anët e rrugës trotuari është shumë i ngushtë.

Elementët e sigurisë në këtë rrugë lënë për të dëshiruar, sepse ky është një trotuar i cili ka 4 pllaka.

Një zotëri me profesion arkitekt kritikon projektimin e kësaj rruge rreth 1 km të ndërtuar rreth 6 vite më parë me një vlerë prej 23 milionë lekë të reja.

“Ai që e ka zbatuar dhe ka projektuar ka bërë shumë gabim. Është për turp, për turp. Kalojmë ne pleqtë që tani na merren mendtë. Qëparë më ra këmba dhe ngeca. Ai që merr përsipër ta bëjë saktë. Ndërtimi o ndërtim o bëje o mos e bëj. Pa prish rrugën kishte mundësi të nxirrnin një beton me hekur me një këmbë këtu dhe të shtohej 30 cm që njerëzit të kalonin. Të bëhej dhe një paramak me hekura anash që askush mos binte në tokë”, ka thënë ai.

Ky trotuar përgjatë përroit të Zaranikës ngushtohet dhe më shumë.

Banorët kanë frikë të lënë fëmijët vetëm janë të detyruar ti shoqërojnë. Tregojnë se në orët e mbrëmjes rrezikojnë dhe më shumë pasi një pjesë e rrugës nuk ka as ndriçim.

“Gjysma këtej më ndriçimi gjysma pa ndriçim mos o Zot, pse mos bëhej e gjitha njëlloj”, shprehen banorët.

Ndërsa rrugët brenda lagjes Dyli Haxhirre janë të amortizuara. Ky banor që ka thuajse 3 dekada që jeton këtu thotë se herë pas herë bëjnë vetë riparime.

“Ka qënë dhe më keq po kemi investuar ne si familjarë. S’ka vënë dorë pushteti lokal. Kemi bërë ankesa gjithandej. Eja ke shtëpia ime të shohësh sa atletë sa kam blerë unë për fëmijët. Këtu është katastrofë!”,shprehet një tjetër banor.

Rrugët e brendshme të lagjeve shumë pranë qendrës së Elbasanit siç tregojnë banorët kanë të paktën 28 vjet që nuk janë restauruar. Gropat sa vijnë e thellohen duke dëmtuar automjetet dhe vështirësojnë lëvizjet e këmbësorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat