Presidenti Meta dekoron koreografin e shquar, Ramazan Këllezi, ka promovuar Shqipërinë

Shqipëria

Presidenti Meta dekoron koreografin e shquar, Ramazan Këllezi, ka promovuar Shqipërinë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka nderuar gjatë një ceremonie solemne, veprimtarin atdhetar dhe koreografin e shquar Ramazan Këllezi me Titullin ‘Për Merita të Veçanta Civile’.

Kreu i Shtetit e dekoroi zotin Këllezi ‘Me mirënjohje ndaj punës së palodhur, angazhimit të vazhdueshëm dhe veprimtarisë së dalluar atdhetare, në promovimin brenda dhe jashtë vendit të vlerave tona kombëtare e të gjuhës shqipe, për kontributin e çmuar ndaj komunitetit shqiptar në Kanada si dhe për përçimin e valles dhe kërcimit tradicional shqiptar te brezat e rinj në Shqipëri e në diasporë’.

Në fjalën e Tij drejtuar kolegëve dhe personaliteteve të pranishëm të artit, Presidenti i Republikës u shpreh:

‘Të nderuar zonja dhe zotërinj, kam kënaqësinë, që t’i akordoj sot zotit Ramazan Këllezi dekoratën ‘Për Merita të Veçanta Civile’, për punën dhe pasionin e dalluar, që ka treguar për të përçuar dhe mbajtur të gjallë tek brezat e rinj dhe tek fëmijët dashurinë për Shqipërinë, kulturën dhe zakonet tona.

Maestro Këllezika shpalosur ndër vite një veprimtari të pasur artistike dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin brenda dhe jashtë vendit, të vlerave tona kombëtare dhe gjuhës shqipe, sidomos përçimin e valles dhe kërcimit tradicional shqiptar, tek brezat e rinj në Shqipëri dhe diasporë.

Falë përkushtimit dhe misionit patriotik të zotit Këllezi, fëmijët e grupit ‘Shqiponjat e Vogla’ në Kanada, flasin gjuhën e bukur shqipe, vallëzojnë shqip dhe veshin me shumë krenari kostumet tona të mrekullueshme kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat