Fluks vizitash në Urgjencën e Spitalit rajonal të Vlorës

Shqipëria

Fluks vizitash në Urgjencën e Spitalit rajonal të Vlorës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Fluks vizitash në Urgjencën e Spitalit rajonal të Vlorës . Në Urgjencë dyndje  dhe të  pacientëve  me problematika  të lehta të cilët sipas bluzave të bardha janë dhe në rrezikun e një infeksioni të sars cov 2.

Shefja e Urgjencës Lorena Arapaj konfirmon fluksin në rritje të pacientëve me covid ndërsa sipas saj ka dhe pacientë me nivel të ulët oksigjeni . Në rreth 40- 50 vizita në ditë rreth 20 prej tyre dalin me covid .Shumica e tamponëve dalin pozitiv.

Sipas Arapaj ky moment është kulmi i pandemisë ndërsa muaji shkurt sipas këtij aktualiteti parashikohet të ketë një fluks në rritje të rasteve covid.

Kreu i Urgjencës së Vlorës apelon kujdes të qytetarëve të cilët sipas saj kanë humbur vigjilencën duke mos respektuar masat anticovid ndërkohë që  edhe duhet të respektojnë sistemin referues shëndetësor. Qytetarët duhet t’i referohen mjekut të familjes edhe në kujdes të vetë jetës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat