Petrit Vasili: Propozimi ‘shëndosh’ politikën dhe Parlamentin

Shqipëria

Petrit Vasili: Propozimi ‘shëndosh’ politikën dhe Parlamentin

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:50
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u bën thirrje shqiptarëve që të refuzojnë Edi Ramën dhe të dëgjojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të futur në Parlament emra të “pastër”.

Sipas tij, sugjerimet e përfaqësueses amerikane në Tiranë, e shëndoshin politikën dhe Parlamentin.

“Sugjerimet e SHBA per pastertine e listave te kandidateve e shëndoshin politiken dhe Parlamentin, ndersa refuzimi i tyre nga ana e Edi Rames e infekton politiken dhe Parlamentin me kriminele, trafikante dhe te korruptuar. Shqiptaret duan vetem politikane e deputete te paster. Te degjojme SHBA dhe te refuzojme Ramen!!“, thekson ai.

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim kërkoi nga klasa politike që të zgjedhë kandidatë për deputetë me figurë të pastër.

“Teksa Shqipëria synon të bashkohet me BE, duhet që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, me kandidatë të pastër, që përfaqësojnë qytetarët. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë të kenë besim tek institucionet. Meritojnë të shohin lidershipin e partive në Parlament teksa iu shërbejnë interesave të tyre. Të gjithë kanë një rol për të luajtur në forcimin e demokracisë. Ne po punojmë me partitë politike, duke i inkurajuar dhe madje edhe i lutur që të ndërtojnë besim tek qytetarët që të vendosin kandidatë që nuk promovojnë korrupsion dhe cenojnë demokracinë. Partitë politike duhet të marrin seriozisht obligimin që të bëjnë transparente financimet. Votuesit shqiptarët kanë gjithashtu përgjegjësi që të mos pranojnë para për votën e tyre. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem elektoral më të mirë. Inkurojmë të gjithë partitë politike dhe aktorët për një sistem transparent”, u shpreh Yuri Kim.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat