Nga Rinasi në ISHP/ Pamjet, sistemohen në -80gradë dozat e para të vaksinave nga Pfizer

Shqipëria

Nga Rinasi në ISHP/ Pamjet, sistemohen në -80gradë dozat e para të vaksinave nga Pfizer

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 22:28
Pamjet, sistemohen në -80gradë dozat e para të vaksinave nga Pfizer

Dozat e para të vaksinës, 1170 të tilla, nga kompania Pfizer janë sistemuar tashmë bë ISHP.

Nën masa të rrepta siguria, pasi u zbarkuan nga avioni ato u dorëzuan në ISHP.

Ndërkohë që kryeministri tha se sigurimi i vaksinave nuk është ‘i varur’ vetëm tek Pfizer, ndërsa njoftoi se për shkak të rregullave strikte të kompanisë nuk do të mund të dërgohen në Kosovë dozat e premtuara, megjithëse kjo nuk do të thotë se ndihma nuk do jepet.

Përkundrazi u shpreh Rama, mjekët e spitalit covid të Prishtinës do të mirëpriten për t’i marrë të dyja dozat në Tiranë.

Kreu i qeverisë tha se me vaksinat e sotme do të vijojë plani i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve dhe më pas me të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat