Kthesa e papritur e motit këtë javë, sipas SHMU

Shqipëria

Kthesa e papritur e motit këtë javë, sipas SHMU

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:20
Ilustrim

Shërbimi Metreologjik Ushtarak njoftoi të hënën se “një grimcë pranvere do të përshkojë vendin gjatë kësaj jave.”

Sipas SHMU, kjo javë do të nisë me ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dhe reshje shiu deri të martën.

Reshjet parashikohen në intensitet të ulët dhe përkohësisht në bregdet e veriperëndim dhe me intensitet mesatar.

Në mesjavë do të ushtrojë ndikim moti i qendrueshëm me prani vlerash të larta të presionit atmosferik.

Moti përgjithësisht parashikohet me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga një valëzim 3 deri 4 ballë deri të martën. Më tej deti kryesisht i qetë.

Moti me diell dhe era e ngrohtë do të sjellin rritje graduale temperaturash veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat