Alibeaj: Në këto 8 vite arrihet një konkluzion i thjeshtë, Rama nuk do të na çojë në Evropë

Shqipëria

Alibeaj: Në këto 8 vite arrihet një konkluzion i thjeshtë, Rama nuk do të na çojë në Evropë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Enkelejd Alibeaj

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh se në këto 8 vite arrihet një konkluzion shumë i thjeshtë, Rama nuk do të na çojë në Evropë.

Alibeaj: Në këto 8 vite arrihet një konkluzion shumë i thjeshtë, Rama nuk do të na çojë në Evropë.

Ai e ka thënë vetë që e ka vetë orientimin nga Lindja. Unë nuk besoj se frymëzimi pro evropian i shqiptarëve mund të jetë një lojë.

Prej shumë kohësh, 97% e shqiptarëve e kanë bindje dhe nevojë për të shkuar në Evropë. Ai nuk do të na çojë në Evropë sepse bërja pjesë e Evropës ka shumë privilegje. Po ashtu, je më i monitoruar. Nuk të pranon Evropa pa institucione të pavarura dhe të sundosh pa u ndëshkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat