Riinfektimi me Covid-19 dhe variantet e reja, Tomini tregon rastet

Shqipëria

Riinfektimi me Covid-19 dhe variantet e reja, Tomini tregon rastet

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 00:35
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha në News24, se në Shqipëri nuk është konfirmuar ende asnjë rast me variantet e koronavirusit.

Tomini theksoi se ka një sistem alerti në Institutin e Shëndetit Publik, që po monitoron këto raste, por deri më tani asnjë mostër nuk ka rezultuar e ndryshme nga Covid-19.

Tomini: Është një sistem alerti që monitoron këto raste. Në bazë të diagnozës laboratorike, kapacitetet aktuale janë duke devijuar brenda grupit Covid-19. Aktualisht ne kemi pasur raste me historik nga vende që kanë raste të varianteve të reja, por që nuk kemi parë të ketë ndryshime nga Covid-19. Deri në këto momente nuk kemi asnjë rast të dyshuar.

Alimehmeti: Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është e ndryshme. Varianti i ri është i njëjti risk si Covid-19. Ky lloj virusi ka treguar shumë qartë një predispozitë gjenetike. Ka shumë pikëpyetje pse në Brazil? Ka ndryshuar kjo që bën formën si kurorë, por sipërfaqja e virusit nuk ka ndryshuar shumë.

Tomini: Riinfektimet në vend janë shumë të vogla, me gishtat e dorës, kemi 3-4 raste riinfektimi, edhe rast mjekësh, pasi janë më të ekspozuar. Por nuk ka ende studime të mirëfillta, për të ndarë me thikë nëse kemi riaktivizime të virusit. Raste riinfektimi ndodhin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat