Krujë/ ‘Tapë’ në timon, arrestohet 32-vjeçari që përplasi me makinë një këmbësor në Tapizë

Shqipëria

Krujë/ ‘Tapë’ në timon, arrestohet 32-vjeçari që përplasi me makinë një këmbësor në Tapizë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Krujë- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Sipas policisë i arrestuari F.T banues në Tapizë, ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 32 vjeç banues në Tapizë, pasi më datë 02.02.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat