Pandemia/ Sejko: Sistemi bankar ndikoi në zbutjen e pasojave

Shqipëria

Pandemia/ Sejko: Sistemi bankar ndikoi në zbutjen e pasojave

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Gent Sejko

Pandemia vijon të ushtrojë presion në të gjithë sektorët e ekonomisë, edhe pse efektet janë më të zbutura se gjatë periudhës kur ishte tërësisht e bllokuar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se sistemi bankar ka dhënë ndikim në zbutjen e pasojave të pandemisë. Sipas tij kreditë me probleme arritën në 8.1% në fund të dhjetorit, por pritet të pësojnë një rritje në vijim.

Kjo edhe për shkak të efekteve të spostuara në kohë, si rrjedhojë e moratoriumit që u bë për shtyrjen e kësteve të kredive nga banka qendrore për bizneset dhe individët që hasnin vështirësi në shlyerjen e pagesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat