Hyseni: Ne jemi në koalicion me popullin, opozita në koalicion pa moral dhe parim

Shqipëria

Hyseni: Ne jemi në koalicion me popullin, opozita në koalicion pa moral dhe parim

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:34
Alket Hyseni

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti i PS-së Alket Hyseni u shpreh se mazhoranca ka 7 vite që po punon për fushatën elektorale dhe se opozita është në një koalicion pa parim e moral.

Hyseni: Kemi 7 vite që punojmë për këtë fushatë, me ritëm pune dhe realizimin e premtimeve që u kemi bërë njerëzve.

Nuk kemi pritur gongun e fushatës për të nisur punën. Të bashkosh të kundërtat, në një koalicion pa parim dhe moral, është e vështirë për opozitën.

Ka forca brenda opozitës që janë konfliktuale me njëra-tjetrën. Ne kemi një koalicion me popullin. Të gjithë aleatët tanë janë në kontakt me kryeministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat