Gjuzi i thotë jo vaksinës: Nuk bëj eksperiment me trupin, ja sa e kam temperaturën sa herë futem në Kuvend

Shqipëria

Gjuzi i thotë jo vaksinës: Nuk bëj eksperiment me trupin, ja sa e kam temperaturën sa herë futem në Kuvend

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:36
Kujtim Gjuzi

Deputeti i opozitës dhe kreu i konservatorëve Kujtim Gjuzi deklaron se nuk do ta bëjë vaksinën anti-Covid.

Marrë shkas nga informacione të shumta që qarkullojnë, ai deklaroi në studion e Ora News se nuk do të eksperimentojë me trupin e tij.

Gjuzi ndër të tjera tha se ka imunitet të fortë, ndërsa zbuloi sesa i del temperatura sa herë futet në sallën e Kuvendit.

Gjuzi: Ju e dini që unë fizikisht jam shkëlqyer, jam shumë mirë, temperatura e matur sa herë që hyj në parlament është 36.6 ose 36.7. Nuk ka asnjë rast që të jetë më tepër. Jam më tepër imun. Personalisht nuk do ta bëj kurrë vaksinën për arsye dhe të disa shkencëtarëve me famë botërore që thonë nëse e merr atë ka një rrezik se unë jam mbi 60 vjeç.Personalisht nuk e bëj vaksinën, është një lëvizje shumë e madhe që më bën të kem dyshime dhe unë nuk bëj eksperiment me trupin tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat