Ramasaço: Në tre mujorin e parë do vijnë 21.220 doza nga Covax

Shqipëria

Ramasaço: Në tre mujorin e parë do vijnë 21.220 doza nga Covax

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Sigurimi i vaksinave është tema më e rëndësishme në të gjithë botën, ndërsa vijon lufta e ashpër kundër COVID-19.

Ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaço ka treguar disa detaje në lidhje me planin e Covax në shpërndarjen e vaksinave në vendin tonë, duke iu drejtuar zv. ministrit të Shëndetësië, Albert Nikolla se nuk dinte asgjë. Ndërsa mbante në dorë planin e kompanisë së vaksinave, Covax ajo tha se në tre mujorin e parë do të vijnë 21.220 doza.

Debati në studio mes tyre:

Ramasaço: Nuk ka asnjë dokument dhe strategji dhe të bërë të njohur nga ana e ministrisë së shëndetësisë. Sot është bërë plan i Covax, në tre mujorin e parë do të vijnë 21.220 doza. Unë po të tregoj planin e Covax dhe jo planin tonë.

Nikolla: Nga vijnë këto, ne s’kemi kontratë.

Ramasaço: I tregon Covax, ajo e bën shpërndarjen.

Nikolla: Për 14 muaj 2milionë e 400 mijë shqiptarë

Ramasaço: 3.3% të popullsisë 6 muajt e parë të vitit.

Nikolla: Ti nuk di shumë gjëra.

Ramasaço: Unë di më shumë se ty, ti nuk di jo unë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat