Ish-ministrja e Ramës infektohet me COVID-19

Shqipëria

Ish-ministrja e Ramës infektohet me COVID-19

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:38
Ish-ministrja e Ramës infektohet me COVID-19

 

Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro, infektohet nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë vetë publik ish-ministrja e Kulturës, në një postim në rrjetet sociale.

"Me radhë është kjo punë… Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit “pozitiv”. Për aq kohë sa duhet, nuk do të lëviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës.

Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale", shkruan Kumbaro.

Ajo ishte ditën e djeshme pjesëmarrëse në mbledhjen e komisonit parlamentar të Arsimit, e cila u zhvillua ‘online’.

Kumbaro i shtohet listës së gjatë të deputetëve në Kuvend të infektuar me Covid 19, si Adriatik Alimadhi, Andi Përmeti, Ralf Gjoni, Enver Roshi, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, por edhe të ministrave të qeverisë, si Belinda Balluku apo Anilda Denaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat