"Ekziston mundësia e pranisë së mutacioneve"/ Flet mjeku: Rastet u shtuan se njerëzit i relaksoi ideja e vaksinës

Shqipëria

"Ekziston mundësia e pranisë së mutacioneve"/ Flet mjeku: Rastet u shtuan se njerëzit i relaksoi ideja e vaksinës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:01
Andi Koraqi

Shefi në laboratorin e mikrobiologjisë, Andi Koraqi, i ftuar në një lidhje Skype ditën e sotme në Wake Up, foli për mundësinë e ekzistencës së mutacioneve të Covid në vendin tonë.

Ai tha se ende nuk dihet nëse ka por që nuk përjashtohet ideja duke pasur parasysh se në ka ardhur në vendet fqinje.

Koraqi tregon se shtimi i ndjeshëm i rasteve të fundit me Covid ka ardhur si pasojë e dy faktorëve, festavë të fundvitit, dhe idesë se tashmë ka ardhur vaksina.

“Është e vështirë të dimë nëse kemi mutacionin në Shqipëri. Edhe vendet e tjera i çojnë në vende të tjera. Ne për shembull mund t’i çojmë në Berlin. Unë megjithatë nuk e përjashtoj idenë se ekziston mutacioni në Shqipëri. Sepse ka ardhur në Kosovë, Maqedoni, kaq afër dhe kështu nuk e përjashtoj ekzistencën.

Por rritja e të infektuarve nuk ka ardhur vetëm nga mutacionet, por vjen dhe nga fakti që kemi pak kohë që kemi dalë nga festat e fundvitit. Gjithashtu ardhja e vaksinës ka bërë që njerëzit të relaksohen se thonë hë se erdhi vaksina, dhe nuk ruhen shumë.

Riinfektimet nuk kanë lidhje vetëm me mutacionin e ri, por me kohën e gjatë që ka virusi. Imuniteti nuk ekziston për kohë të gjatë, ka ndodhur që të riinfektohen edhe brenda 4 muajve. Se ka njerëz që nuk gjenerojnë anti-korpe, por ka dhe nga ata që i gjenerojnë shumë shpejt,” tha Koraqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat