Artur Metani dhe Olsian Çela nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Shqipëria

Artur Metani dhe Olsian Çela nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:25
Artur Metani dhe Olsian Çela

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kanë formalizuar sot përmes nënshkrimit të një memorandumi, bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të inspektimeve tematike e shkeljeve individuale të magjistratëve prokurorë.

Metani dhe Çela u shprehën se procedimi disiplinor duhet t’i shërbejë llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë, në një ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë, respektimit të të drejtave të individëve, parimit të ligjshmërisë, gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe atij të ndarjes së pushteteve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm e vunë theksin tek vendosmëria për respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë proceseve respektive të punës së dy institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat