ISHSH i 'vë drynin' klasës në shkollën 9-vjeçare në Përmet, mësuesja infekton me koronavirus 7 nxënës

Shqipëria

ISHSH i 'vë drynin' klasës në shkollën 9-vjeçare në Përmet, mësuesja infekton me koronavirus 7 nxënës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:02
Përmet

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka mbyllur një klasë në shkollën 9-vjeçare "Meleq Gosnishti", në qytetin e Përmetit, pasi 7 nxënës kanë rezultuar të prekur më COVID.

Nga 20 nxënës që ka klasa e tetë, 7 prej tyre rezultuan pozitiv në rapid-testin e kryer sot nga inspektorët e NJVKSH Përmet.

Nxënësit duket se i ka infektuar mësuesja kujdestare e cila prej ditësh ishte konfirmuar e prekur.

Për të shmangur ekspozimin ndaj virusit për nxënësit e tjerë, ISHSH Gjirokastër ndërmori hapin ekstrem për mbylljen e klasës së VIII. Ndërkohë që në shkollë vijojnë rapid-testet për nxënësit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat