Koalicion me Ramën/ Basha i prerë: Absolutisht që jo

Shqipëria

Koalicion me Ramën/ Basha i prerë: Absolutisht që jo

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:57
Lulzim Basha

Kreu i PD mohoi mundësinë e një koalicioni me Edi Ramën.

Në një intervistë për Tv Klan, Basha u shpreh se nuk ke çfarë të presësh nga një person i cili ka dështuar për tetë vite, ndonëse kohët e fundit ka pasur të gjitha pushtetet dhe unk ka bërë asnjë gjë.

“Në 25 Prill Shqipëria Fiton i vetmi që humbë dhe që largohet është Edi Rama. Nuk është një program elektoral, fakti që është një program pune, që kemi 2 vite që e punojmë, s’kemi pritur për ditën e zgjedhjeve të dalim e të deklarojmë më premtime siç ndodhi para 8 vitesh të pambajtshme dhe të pambajtura, por që është një plan pune mbi të cilin kanë punuar dhjetëra faktorë.

Koalicion me Ramën? Absolutisht e përjashtoj, për arsyen e thjeshtë sepse pas 8 vite dështimesh nuk ke çfarë të presësh apo të kërkosh më nga i njëjti njeri, një njeri që ka pasur të gjitha pushtetet”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat