Kërcënohet me jetë ish-shefi i sektorit të narkotikëve në Elbasan

Shqipëria

Kërcënohet me jetë ish-shefi i sektorit të narkotikëve në Elbasan

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:37
Sokol Novaku

Ish-shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Policisë së Elbasanit është kërcënuar me jetë nëpërmjet mesazheve të dërguara.

Sokol Novaku u transferua rreth 10 ditë më parë shef krimesh në komisariatin e policisë së Gramshit.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se mesazhet kërcënuese i kanë mbërritur nëpërmjet numrit celular të policisë që Novaku mban.

“Mos kujto se kemi harruar për ato 4 kilet që na keni kapur. Do të të bëjmë ushqim për derrat ty dhe familje tënde…”- shkruan midis të tjerash mesazhi, të cilin e disponon Panorama. Ndërsa më tej i thuhet se “i ke ditët e numëruara”.

Mesazhi merr shkasë pas kapjes së një sasie heroine pak kohë më parë në këtë zonë.

Ai ka qenë më parë ka qene Shef i komisariatit nr 2 në Tiranë dhe shef Krimesh në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në drejtorinë e Policisë Elbasan, Novaku u emërua shef i sektorit të narkotikeve ku qëndrojë për 4 muaj.

Dy ditë më parë, Novaku ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë. Për këtë arsye, është ngritur një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim edhe me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat